Tetrapak Pekin

Tetrapak Pekin

2016

Në fazën e aktiviteteve përgatitore për studentat kinezë që duan të kalojnë me studime në Akademitë Europe, autori ka mbajtur një workshop për Beijing Hongyu School mbi përdorimin e “tetrapak” në Pekin në vitin 2016. Në hapësira të mëdha rreth 50 studenta në një aktivitet një javor kanë realizuar shumë objekte të vogla instalative. Secili ka sjellur nga shtëpia kartona dhe mjetet e duhura për të punuar. Kanë realizuar metafora të ndryshme si për shëmbull: nido me fije tetrapaku, kafshë fantazie, shkrime publike, bizhuteri, llampa, mjete udhëtimi, lugë, pirunj, rettore, mostra, gjarpërinj, harta fjongo për këmisha dhe veshje të ndryshme. Të gjitha punimet janë prezantuar në një sallon të madh. Pjesëmarrësit kanë mundur të tregojnë eksperiencën e tyre në një sallë kongresesh dhe të gjitha punimet janë dokumentuar. Janë dhenë çmime për projektet më të mira. Është realizuar edhe një fletushkë e palosur dhe e stampuar mbi workshopin në gjuhën italjane. Me bashkëpunimin e Angela Nocentinit, Marina Carmignanit, Maurizio Di Lelles dhe Andrea Burros.