Pinoku prej cokollate

Pinoku prej cokollate

2018

Pinocchio di Modica është një kukull gjigande e ulur e mbështjelle tëresisht me cokollatë. Kjo veper qëndron e ulur përtokë dhe është të paktën 5 metra e gjatë. Ka forma gjeometrike katrore pasi është e ndërtuar nga kuti kartoni kartoni, të ngjitura së bashku me ngjitës të nxehtë. Struktura është e gjitha e ndërtuar prej kartoni të rikuperuar. Çokollata pasi shkrihet, shpërndahet mbi letër dhe mbi karton me furçë dhe me vegla që përdoren nga muratorët. Më pas lihet që të thahet dhe të ngjitet më mirë në sipërfaqet e celulozës. Kjo sipërfaqe përmban mbi të aromën karakteristike të kakaos, një mesazh i bollëkut dhe ëmbëlsisë, i optimizmit dhe shpresë. Vepra artistike individuale dhe kolektive në të njëjtën kohë përshtatet për krijimin e një projekti kushtuar “gënjeshtrave të ëmbla” të kërkuara fort nga artistja Jonida Xherri. U ekspozua në oborrin e Komunës Modica nga Nëntori 2018 deri në Janar 2019.