Xhezveja “Kupola”
2021
‘Cupola’, vepra e Edoardo Malagigi-t, është një riprodhim në përmasa të zmadhuara të një xhezveje kafeje që arkitekti Aldo Rossi projektoi për Alessin në 1985, e cila përshtatet në mënyrë të përkryer me konceptet të iniciativës ‘Restaurimi, Inovacioni dhe Qëndrueshmëria‘, madje ajo bëhet logoja e këtij koncepti. E tija është një punë KONVERSIONI, pasi kryhet tërësisht me materiale të vjetra e të ricikluara, kuti kartoni dhe gazeta të vjetra. E ndertuar me materiale druri, peme, nga materiale thuajse të gjalla, e mbuluar me celulozë të përftuar nga copëtimi i gazetave, me një kupolë të ndërtuar nga 36 segmente që e mbështesin dhe i japin qëndrushmëri, xhezveja e kafesë e modifikuar në përmasa rreth 3 metra, e çliruar nga përdorimi, ka një jetë të re, një tjetër funksion. Vetëm atëherë është e qartë se sa kjo ndërhyrje përfaqëson realitetin në të cilin jetojmë dhe ata që bëjnë punën, nuk kanë interes që të lënë gjurmë personale, por që të lidhen drejtpërdrejt me problemet e mëdha të viteve të fundit. Kjo xhezve në ditët e Konferencës është u ekspozua në tarracën e bukur panoramike të Stambas, së bashku me ekspozitën e projekteve arkitekturore nga veriu në jug të Italisë. Më vonë u zhvendos në oborrin e Fabrika, e gatshme për të sfiduar variacionet klimatike dhe për t’i ofruar të gjithëve një mundësi për të reflektuar epër t’u ndërgjegjësuar.